Georgina Rodríguez regon pas zërave që qarkullonin për krisjen e marrëdhënies së saj me Cristiano Ronaldon.
Prej ditësh janë të shumta raportimet në shtypin rozë që supozojnë se çifti ka probleme dhe debate.
Modelja argjentinase ka thyer heshtjen, me anë të postimeve në rrjetet e saj sociale ajo është mjaftuar me një shprehje të shkurtër, por të goditur, që, në fakt,që i thotë të gjitha : “Ziliqari i sajon gënjeshtrat, thashethemexhiu i përhap dhe idioti e beson”
Georgina Rodríguez zakonisht nuk mohon asnjë informacion përmes rrjeteve të saj sociale. Mirëpo, në këtë rast thashethemet janë forcuar aq shumë sa partnerja e Cristiano Ronaldos ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan për Al Nassr në Arabinë Saudite.