Këngëtarja Semi Jaupaj, ka folur shpeshherë për problemet e saj me ankthin. Një feomen mjaft i përhapur tek të rinjtë sot.
Së fundmi ajo ka sjellë në vëmendje, nëpërmjet një postimi në Instagram, një mënyrë se si ta mbajmë larg ankthin duke reduktuar konsumimin e kafes.
Ajo shprehet se në vend të kafes express, ajo konsumon kafe turke.
Edhe sipas studimeve, është e vërtetuar, që kafeina është një nga faktorët kryesor që nxit në përkeqësimin e ankthit.
Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë, shenjat e zakonshme të ankthit të shkaktuar nga kafeina përfshijnë:
Shqetësim
Nervozizmi
Dhimbje koke
Djersitje
Pagjumësia
Më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë (rreth katër deri në pesë filxhanë kafe) mund të rrisin gjasat e ankthit dhe sulmeve të panikut tek njerëzit e ndjeshëm ndaj saj.
Kafeina mund të jetë aq e fuqishme sa "çrregullimi i ankthit të shkaktuar nga kafeina" është një nënklasë në Manualin Diagnostik të Çrregullimeve Mendore DSM-5.