Kristi tregon nëse mund të ketë një lidhje me Keisin jashtë BBVA: Disa gjëra kur mbyllen është më mirë t’i mbash ashtu

Mediale Vip

Kristi tregon nëse mund të ketë një lidhje me Keisin jashtë BBVA: Disa gjëra kur mbyllen është më mirë t’i mbash ashtu

Më: 1 maj 2023 Në ora: 12:14
Kristi

Ditën e djeshme (e diel) në Big Brother VIP Albania u zhvillua “Big Brother Radio”.

Finalistët janë pyetur për eksperiencën brenda, rrugëtimin e tyre e po ashtu edhe për banorët e tjerë.

Kristi Aliaj u pyet nëse do të ketë një shans tjetër për raportin me Keisi Medinin, pasi nisën një njohje brenda.

Me mendime nuk do të flasë sepse nuk mund të hamendësoj se si do të jetë jashtë. Në mënyrën që u zhvillua këtu, si përfundoi këtu me shumë korrektësi me respekt. Do ishte shumë e çuditshme nësë do të rikthehesha e do të kërkoja të njëjtën gjë”, u shpreh ai.

Ca gjëra kur mbyllen është më mirë t’i mbash të mbyllura”, vazhdoi më tej ai.

Keisi nga ana tjetër kur doli nga Big Brother theksoi se nëse do t’i shkruante Kristi do të shikonte për një mundësi tjetër.

Megjithatë, pritet të shihet se si do të shkojë marrëdhënia në vazhdim mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat