Luizi nuk pranon humbje: Më mirë të jem i katërti se i dyti

Mediale Vip

Luizi nuk pranon humbje: Më mirë të jem i katërti se i dyti

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:56
Luizi

Teksa kanë mbetur dhe vetëm 4 ditë nga finalja e madhe e Big Brother VIP, Luizi shpreson që emri i tij të përmendet si fituesi.

Këngëtari megjitatë parashikon sikur mund të ndodhë edhe e kundërta, dhe shprehet se do të ishte më mirë po të dilte më mirë i katërti se i dyti.

Luizi: Për Zotin, më mirë të dal i katërti sesa i dyti.

Efi: Të ikën truri ëë?

Luizi: Më mirë që nxirr të katërtin. Të thotë emër tjetër, uaaa!

Efi: E di çfarë kam frikë tek ty? Je aq emocional dhe inatçi, saqë po të jenë dy veta dhe të thotë emrin tjetër, ti as që ke për ta uruar fare.

Luizi: S’dua ta mendoj fare atë moment. Më mirë të më nxjerrin të katërtin dhe iki direkt, bëni çfarë të doni.

Efi: Atë hall kam tek ty, kur të dalë fituesi tjetër, do mërzitesh shumë.

Luizi: Dua të dal i katërti. O i katërti o i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat