Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë, tiulluar “Bebe”.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton.
Së fundmi, Bebe ishte e ftuar në emisionin e famshëm amerikan, “Jimmy Kimmel Live”.

Ajo është shfaqur me një kostum plot xixa, e veshur si gjethe kanabisi.
Këtë ‘look’, Bebe thotë se e kishte pasur në mendje qysh prej kohësh.