Ish-ylli i WWE, Sara Lee, vdiq pasi kreu vetëvrasje, ka konfirmuar një raport i ri i autopsisë.
30-vjeçarja, e cila në gusht të vitit 2015 fitoi sezonin e gjashtë të konkursit të reality show të WWE, Tough Enough, ndërroi jetë në tetor.
Vdekja e saj po hetohej nga autoritetet.
TMZ Sports ka raportuar se dokumentet e Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Bexar pretendojnë se Lee konsumoi një ‘kombinim vdekjeprurës të alkoolit dhe pilulave’.