Luizi më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij, të cilën shpesh herë e ka përsëritur brenda shtëpisë.
Prej kohësh ai ka thënë se nëse shpallet fitues i këtij edicioni, ka dëshirë të fikë dritat e shtëpisë.
Pas shpalljen së Luizit si fitues, ai hyri sërish në shtëpi dhe fiku dritat e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Ndërkohë, me të arritur në studio, kampioni i kësaj gare u prit me ovacione të shumta nga publiku.
Atij iu dhurua edhe çeku prej 100 mijë eurosh, ndonëse vazhdimisht u ishte thënë banorëve se çmimi final nuk do të ishte i plotë shkaku i sanksioneve