Nga konkurrentë në burrë dhe grua, Kiara e Luiz japin intervistë për mediat dhe zbulojnë gjënë e parë që do bëjnë pas finales

Mediale Vip

Nga konkurrentë në burrë dhe grua, Kiara e Luiz japin intervistë për mediat dhe zbulojnë gjënë e parë që do bëjnë pas finales

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:06
Kiara dhe Luiz

Pasi Luizi fitoi dje edicionin e dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh, ka dhënë bashkë me Kiarën një intervistë.

I pyetur nga Top Albania Radio për eksperiencën e tij në BBV, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka. Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes duke treguar se ka partneren më të bukur në botë. Kiara tha se gjëra të bukura i presin ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera.

Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi.

Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat