Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj Alberti, përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto të dorës së bebushit nga spitali.
“Mirë se erdhe në jetë shpirti i babi,” shkroi ai duke etiketuar Shkurten në postimin e tij. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali emrin e të cilit nuk e kanë zbuluar.
Ata u bënë prindër për herë të parë rreth dy vite më parë. Shkurtja ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën e saj private dhe sikurse në shtatzëninë e parë që nuk publikoi asgjë edhe tani po bën të njëjtën gjë.