Pak ditë me parë çifti Getinjo-Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë të krijuar brenda mureve të Big Brother VIP Kosova.
Në një video të publikuar më parë, Getinjo ishte shprehur se 100% ishte i dashuruar tek Vivien, mirëpo për shkak të disa problemeve ata nuk mund të ishin bashkë.
Ndonëse i mëshoi faktit që nuk është i lënduar nga kjo ndarje, të gjitha postimet e tij të fundit (të cilat janë goxha të shpeshta) po lidhen me ish-partneren e tij.
Së fundmi ai ka ndarë një tjetër shprehje në Instastory, e cila përkthehet: Jam një person i mirë deri në momentin që ti më jep arsye për të mos qenë.
Rastësi apo mesazh i koduar atë gjykojeni vetë ju!