Albina Klemendi sëbashku me familjen e saj do të ngjiten sonte në skenën e Eurovizion 2023, duke performuar këngën ‘Duje’.
Këngëtarja gjatë një interviste televizive u shpreh se me mbështetjen e shiqptarëve ka bindjen se do shkojë në finale.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizion. Ju falenderojmë për mbështetjen e deri tanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë.
Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”- tha ajo.