Shakira dhe Lewis Hamilton janë parë duke bërë një shëtitje me varkë disa ditë pasi u kapën ‘mat’ duke darkuar në një restorant.
Ata u panë duke shijuar një ditë të bukur bashkë me miqtë e tyre në Miami.
Miami është vendi ku tani Shakira po jeton, pas ndarjes nga Pique.
Por, pavarësisht lajmeve se mos mes tyre ka nisur një romancë, “The Sun Online’ zbulon se dyshja janë thjesht miq dhe nuk kanë asnjë lidhje më të afërt.