Gjysmëfinalja e dytë e konkursit më të madh muzikor të Europës ka përfunduar dje dhe tashmë të gjithë kanë krijuar preferencat e tyre. Duke u bazuar tek klikimet, ndjekësit, sondazhet dhe mbështetësit është krijuar një listë me renditjen e këngëve më të preferuara për të fituar ‘Eurovision 2023’.
Emri i parë pretendues për fitoren është Loreen, këngëtarja e cila tashmë është familiare me garën, pasi ka fituar me ‘Euphoria’ në 2012-tën.
Ndërkohë, familja Kelmendi me ‘Duje’, edhe pse u kualifikua e para mbrëmjen e djeshme, nuk shihet në Top 10-çe.
1. Suedia: Loreen, “Tattoo”
2. Finlanda: Käärijä, “Cha Cha Cha”
3. Ukraina: Tvorchi, “Heart Of Steel”
4. Spanja: Blanca Paloma, “Ea Ea”
5. Franca: La Zarra, “Évidemment”
6. Izraeli: Noa Kirel, “Unicorn”
7. Norvegjia: Alessandra, “Queen Of Kings”
8. Mbretëria e Bashkuar: Mae Muller, “I Ërote A Song”
9. Çekia: Vesna, “My Sister’s Croën”
10. Italia: Marco Mengoni, “Due Vite”