Olta Gixhari është komentuar shumë në eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” për të gjitha polemikat e krijuara në format.
Së fundmi, aktorja ka lënë hapësirë për të gjithë ndjekësit e saj që të shuajnë kureshtjen mbi gjërat që ata duan të dinë për të.
Një nga pyetjet që ra shumë në sy lidhet pikërisht me miken e saj Armina Mevlanin, e cila ka mbështetur shpesh herë publikisht Luizin.
E pyetur nëse ka hatërmbetje me të, Olta u përgjigj duke thënë se blogeren e ka mike te mirë.
“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”
“Aspak, unë Armina Mevlanin e kam shoqe të mirë! Tutti i gusti sono giusti. Kurse me Berishën po më ka ngel hatri.”- është përgjigjur Olta në ‘Instagramin’ e saj.