Shqipëria e përfaqësuar nga Albina dhe Familja Kelmendi është radhitur e 22-ta në festivalin e 67-të të këngës ‘Eurovision Song Contest 2023’.
Ajo mori vetëm 17 pikë nga votat e jurive, ndërsa 59 nga votat e publikut.
Ky rezultat nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Shqipërisë.
Ka qenë bashkëshorti i Albina Kelmendit, Valon Vataj, ai i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale, duke thënë se politika triumfoi kundër trojeve shqiptare.
Vataj ka thënë se Eurovision nuk ka më vlera.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/14/auto_s1684040933.jpeg)
“Eurovision nga aspekti profesional e njerezore nuk ka me vlera! Familja ime eshte fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombetare”, shkroi ai.
Ndryshe, fituese e edicionit të sivjetmë është Suedia.