Luizi në Kosovë, bën dedikimin special për Kiaren

Mediale Vip

Luizi në Kosovë, bën dedikimin special për Kiaren

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:48
Luiz Ejlli

Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi është tepër i angazhuar me koncerte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ditën e djeshme këngëtari ishte i pranishëm në një koncert në Gjakovë, ku ka performuar disa nga këngët e tij.

Mes tyre ishte dhe kënga e realizuar brenda shtëpisë së BBVIP, si dedikim për Kiarën, tashmë bashkëshorten e tij.

Në Instagramin e tij, Luizi ka postuar një pjesë të performancës së tij, ndërsa ia dedikon partneres duke shkruar “Kiara ime” shoqëruar me një zemër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat