Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët.
Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku.
Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.
Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut.