Këngëtari Butrint Imeri është duke festuar në tjetër sukses.
Ai ka lajmëruar fansat e tij në një postim në Instagram se një nga këngët e tij ka arritur 100 milion klikime në YouTube.
Bëhet fjalë për këngën “Dujem” të cilën e ka publikuar një vit më parë.
“Rekord”, ka shkruar këngëtari, në një tjetër “Story”.

Butrinti ka qenë shpesh kohët e fundit në qendër të vëmendjes, që pas ish lidhjes së tij me Kiara Titon, gjithashtu edhe vetë këngëtari ka dashur të trazojë pak ujërat me disa postime provokuese në Instagram.