Sot (e premte) është një ditë e veçantë për reperin shqiptar, Kastriot Rexhën, i njohur për publikun si Majk.
Kjo pasi feston ditëlindjen djali i tij, Roan, i cili siç ka njoftuar në rrjete sociale ka mbushur plot gjashtë vjet.
Krijuesi i hitit “Malena” ka ndarë disa momente të veçanta me të birin duke e uruar edhe për këtë përvjetor të lindjes.
“Urime ditëlindja e gjashtë Roan, zemra e babit”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Majk theksojmë se ndan Roanin me ish-partneren e tij, blogeren e famshme, Majlinda Zekën.
Të njëjtit gjithashtu vlen të ceket se janë ndarë që shumë vite.
Majk nga ana tjetër po vazhdon të jetë beqar e mjaft i angazhuar në karrierë.