Filloreta Raçi – Fifi prej vitesh është një personazh shumë i pëlqyer nga publiku për projektet që ka realizuar.
Ajo këtë kohë ka qenë shumë e angazhuar me muzikë, pavarësisht se rreth tre javë më parë solli në jetë një djalë të quajtur, Theo Mal.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale, ajo ka bërë një postim thumbues në InstaStory.

“Njerëzit për pak ndjekës dhe famë çka nuk bokan”, është shprehur ajo.
Megjithatë, artistja nga Ferizaj nuk ka përmendur ndonjë emër të cilit i është drejtuar saktësisht.
Ajo mbrëmë (e premte) solli një këngë të re të quajtur “Pare” në bashkëpunim me Donjeta Morinën.
Projekti u prit shumë mirë nga publiku dhe për një kohë të shkurtër mblodhi mijëra klikime.