Aktori Robert De Niro dhe e dashura e tij, Tiffany Chen, të shtunën në mbrëmje ishin në ndejën e organizuar nga “Vanity Fair x Prada” në Festivalin e filmit në Kanë 2023 në hotelin “Cap-Eden-Roc”, në Francë.
Dyshja në fjalë ditë më parë janë bërë bërë prindër të një vajze që e quajtën, Gia Virginia Chen De Niro.
Çifti kishin të veshur nga një kostum të zi që ishin të kombinuar më njëri-tjetrin.
Aktori ndodhet aktualisht në Kanë për premierën e projektit të tij të fundit, “Killers of the Flower Moon”, i cili mori një ovacion prej nëntë minutash gjatë festivalit vjetor të filmit.
Më herët gjatë ditës, De Niro kishte pozuar në tapetin e kuq me bashkëpunëtorët e tij, mes të cilëve ishin Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese.