Marialuisa Jacobelli po i çmend ndjekësit e saj të shumtë me foto që poston në Instagram, teksa shfaqet më sensuale se kurrë dhe format perfekte të trupit. Gazetarja e njohur e Sportmediaset ka zgjedhur disa shkrepje sensuale nga Milano.
“Gjithçka që bëj është të përditësoj”, shkroi Marialuisa e mrekullueshme në anglisht në Instagram. “Marialuisa je shumë e bukur, do të doja të martohesha me ty!”, komenton një fans që duket se shpreson më shumë se ç’duhet. “Ti je perfekte, më lë pa fjalë”, – shkruan dikush tjetër.
Moderatorja italiane është përfolur shpeshherë për lidhje të ndryshme me futbollistë, por jeta private e saj ka qenë aq e shenjtë saqë asnjëherë nuk është pranuar apo mohuar ndonjë marrëdhënie.
As paparacët nuk kanë mundur dot të shkrepin një foto me një djalë, ajo tregohet diskrete sa i përket kësaj pjese.