Taika Waititi është rikthyer në Australi pasi ka kaluar pak kohë në vendlindjen e tij, Zelandën e Re.
Regjisori i filmave hollivudianë u nis për të pirë një kafe në “Rose Bay” të Sydneyt të dielën, pasi u ribashkua me gruan e tij të re Rita Ora, e cila është gjithashtu në qytet e angazhuar si trajnerë në spektaklin “The Voice Australia”.
47-vjeçari dukej tejet tërheqës i veshur me një xhaketë të markës “Prada” në vlerë prej 4500 dollarësh australianë (2,735 euro), shkruan DailyMail.
Poshtë ai kishte veshur një palë xhinse të thjeshta blu dhe një palë atlete shumëngjyrëshe të markës “Adidas” nga koleksioni ‘Kris Andrew Small x Stan Smith’.
Regjisori i filmit “Thor: Love and Thunder” e kompletoi pamjen e tij me një kapele rozë dhe një palë syze dielli.
Pasi mori një kafe në një kafene lokale, Taika u kthye në veturën e tij dhe u largua.
Taika dhe gruaja e tij, artistja shqiptare Rita, 32 vjeçe, udhëtuan në Sydney në fillim të këtij viti, por që atëherë kanë kaluar pak kohë të ndarë nga njëri-tjetri duke punuar në projektet e tyre individuale.