Edhe pse ajo njihet gjerësisht për stilin e jetës së saj luksoze dhe shumë sipërmarrje të suksesshme në karrierë, Kim Kardashian pëlqen të qëndrojë tek gjërat e thjeshta kur bëhet fjalë për dhuratat e ditëlindjes së fëmijëve të saj.
Gjatë një interviste në podcastin On Purpose me Jay Shetty më 22 maj, ylli i The Kardashians zbuloi se ajo i jep secilit prej katër fëmijëve të saj (North, Saint, Chicago dhe Psalm) një letër për ditëlindjet, e cila përmbledh gjithë vitin dhe përfshin detaje si miqtë më mirë, ushqimet e tyre të preferuara, batutat që thonë, të gjitha gjërat 'budallaqe' që bëjnë dhe një përshkrim të vogël mbi sjelljen dhe gjërat e reja që kanë mëar gjatë vitit.
“Është shumë argëtuese t'i shohësh që nga viti i parë deri tani”, i tha Kardashian prezantuesit Jay Shetty.
“E di që ata do ta vlerësojnë këtë një ditë. E di që ata do të vlerësojnë gjithçka, edhe nëse mund të kenë menduar se jam treguar pak e ashpër."
Themeluesja e SKIMS foli gjithashtu për sfidat që mund të sjellë mëmësia, duke zbuluar se ka netë që qan në mënyrë që ta zërë gjumi.
Pavarësisht këtyre momenteve të vështira, Kardashian e përshkroi të qenurit nënë si “punën më shpërblyese në të gjithë botën”.