Arbri dëshiron fëmijë: Dua të kem një familje të madhe

Mediale Vip

Arbri dëshiron fëmijë: Dua të kem një familje të madhe

Më: 31 maj 2023 Në ora: 08:05
Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari i ftuar në rubrikën “N’Trip”, ka dhënë një lajm të bukur.

Arbri tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Vlera kanë plane dhe dëshirë për të zgjedhur familjen.

“Kam dëshirë të kem një familje të madhe, pastaj gjërat e tjera janë në dorë të zotit. Kam qejf vajzë”, tha Arbri.

I pyetur si është jetesa me bashkëshorten, opinionisti tha: “Partneri duhet të kuptojë se cili është prioriteti, unë falë zotit e kam gjetur njeriun që më kuptoi. Pjesë e suksesit tim është dhe ajo. Vlera ka karakter të fortë, ka pasur mendime të ndryshme nga unë, por unë nuk jam influencuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat