Fakti që Al Pacino po bëhet baba në moshën 83-vjeçare duket befasuese, me sa duket, edhe ai nuk e besonte se foshnja e Noor Alfallah është e tij.
Al Pacino mbushi 83 vjeç në prill ndërsa e dashura e tij, Noor Alfallah , nuk ka mbushur ende 30 vjeç. Kështu, kur Noor mbeti shtatzënë , Al Pacino thuhet se u befasua nga kjo, sipas TMZ.
Ylli i The Scent of a Woman “ishte aq i sigurt” sa nuk mund ta linte Noor ose dikë tjetër shtatzënë, saqë nuk besonte se fëmija ishte i tij.
TMZ raporton se ai kishte probleme mjekësore që zakonisht do ta kishin penguar një mashkull që të ishte i aftë të bëhej baba . Vetë ai raportoi se dyshonte se fëmija i Noor ishte i tij dhe kërkoi një test të ADN-së.
Mediat e huaja raportojnë se ajo respektoi dëshirat e tij dhe testi tregoi se ai është me të vërtetë babai.
Noor thuhet se është një muaj larg lindjes.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja thuhet se nuk ishte në dijeni që e dashura e tij ishte shtatzënë deri dy muaj më parë. Kur e zbuloi, Al Pacino ishte “i tronditur”.