Këngëtari Blero Muharremi tashmë ka bërë të ditur se ka nisur një lidhje të re dashurie.
Artisti i njohur shqiptar në vitin që lamë pas njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij Afrona Dika, me të cilën ishte i martuar që disa vite.
Të njëjtit hodhën disa akuza kundrejt njëri-tjetrit duke zbuluar pak nga ajo që çoi në ndarjen e tyre.
E teksa të dytë po shijojnë një romancë të re, Blero së fundmi i ka bërë një dedikim partneres së re me rastin e ditëlindjes.
Ai ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të, ndonëse nuk ia ka zbuluar akoma identitetin.