Prodhimi i vazhdimit të “Gladiator” është zhytur në kaos pas një shpërthimi të raportuar në xhirime.
Gjashtë anëtarë të ekipit që po punonin në vazhdimin e filmit epik të Sir Ridley Scott të vitit 2000, u dërguan me urgjencë në spital pasi u kapën nga një flakë kur një top zjarri shpërtheu në xhirime.
Yjet, duke përfshirë aktorin e “Normal People”, Paul Mescal dhe fituesin e “Oscar”, Denzel Washington, dyshohet se ishin rreth e rrotull kur ndodhi incidenti në shkretëtirën e Saharasë në Marok dhe “e panë me tmerr”, shkruan Mirror.
“Ishte e tmerrshme – një top i madh zjarri fluturoi lart dhe kapi disa anëtarë të ekuipazhit në rrugën e tij”, tha një burim.
Burimi shtoi për The Sun se si gjashtë punonjës të prodhimit duhej të dërgoheshin me urgjencë në spital për trajtim dhe e përshkroi incidentin si “një aksident të rëndë”.
“Të gjithë të përfshirët, nga vrapuesit më të thjesht e deri te emrat e yjeve, janë tronditur nga kjo”, vazhdoi burimi.
Krahas Mescalit dhe Washingtonit, ylli i “The Last of Us”, Pedro Pascal dhe aktori irlandez Barry Keoghan – i cili u nominua për “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor këtë vit – do të shfaqet gjithashtu në filmin e shumëpritur.
Para incidentit në xhirime, “Gladiator 2” ishte planifikuar të dilte në kinema në nëntor të këtij viti.
Russell Crowe fitoi një “Oscar” për aktorin më të mirë për portretizimin e Maximus Decimus Meridius në “Gladiator” në vitin 2000.
Duke folur në një podcast në janar, Crowe shpjegoi se nuk do të shfaqej në vazhdimin e Gladiatorit, por ndau pak informacion rreth komplotit.
“Pra, ai fëmijë i ri është rritur dhe tani është perandori. Nuk e di se çfarë ndodh tjetër në atë moment, kështu që kjo është ideja. Pra, nuk është një ribërje. Dhe nuk është një vazhdim i drejtpërdrejtë”, tha aktori më parë.