Ditën e sotme (e shtunë) është martuar aktori i njohur shqiptar, Edon Bërveniku.
Ai dhe partnerja e tij, Vjosa Elshani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni me familjen dhe miqtë.
Çifti kanë shkëlqyer me paraqitjen të veshur elegant për ditën më të rëndësishme në jetën e tyre.

Ata kanë zbuluar pak nga ceremonia dhe dasma tradicionale përmes rrjeteve sociale.
Edoni përndryshe prej vitesh është pjesë e showbizit, si një nga emrat më të dashur në aktrim.
I njëjti ka qenë pjesë e disa serialeve e projekteve filmike që janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.
Këtu përfshihen: “Fara e flliqt”, “SHPK NAZI”, “O sa mirë” etj.