Këngëtari dhe producenti i njohur shqiptar, Elgit Doda, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ai bën me dije gjithashtu se është bashkëpunim dhe se po vjen me Ermal Fejzullahun.
“Kënga e re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun”, ka shkruar ai.
I njëjti ka shkëputur edhe një fotografi nga xhirimet e videoklipit të ri, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.
Elgiti përndryshe pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen Klea Huta.
Ata organizuan një dasmë madhështore në Himarë me miq dhe familjarë.