Nicki Minaj thuhet se ishte viktimë e një sulmi që në SHBA njihet si ‘Swatting’ këtë javë pasi një telefonues anonim i tha policisë se djali i saj 2-vjeçar po abuzohej.
Personi në fjalë kontaktoi ‘Shërbimin e fëmijëve’, gjë që bëri që zëvendësit e sherifit të Departamentit të Policisë së Los Angeles të shfaqeshin në rezidencën e Minaj në Kaliforni.
Reperja foli me oficerët në shtëpinë e saj. Pasi panë vogëlushin, emri i të cilit ende nuk është zbuluar publikisht, ata konstatuan se nuk kishte shenja abuzimi. Megjithatë, disa orë më vonë, një tjetër telefonues telefonoi 911 për të raportuar një zjarr në shtëpinë e Minajt.
Shumë shpejt u kuptua se Nicki kishte rënë pre e mashtrimeve dhe nuk kishte asnjë të vërtetë për telefonatat false. 40 vjeçarja tani po ndjek veprime ligjore kundër të përfshirëve.
"Swatting" është akti i thirrjes së policëve ose raportimit të rremë të një krimi me shpresën për një përgjigje të madhe të policisë. Shakaja njihet për humbjen e kohës dhe burimeve që mund të përdoren për ndjekjen e krimeve të vërteta.
Djali i Nicki erdhi në jetë në shtator 2020, gati një vit pasi ajo u martua me Petty, 45 vjeç.