Rita Ora do të ndajë një pjesë të vetes me fansat në albumin e saj të ri “You and I”, i cili do të publikohet më 14 korrik. Këngëtarja pranon se ‘humbi një pjesë të vetes’ gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur përfundoi në titujt e mediave për thyerjen famëkeqe të rregullave të pandemisë me organizimin e një feste gjatë periudhës së karantinës.
Rita gjithashtu këndon në disa prej këngëve të saj për dashuritë e saj të humbura, pasi më parë ka qenë në lidhje me DJ-in e famshëm Calvin Harris dhe vëllain e vogël të Kim Kardashian, Robert.
Në këngën “Girl In The Mirror”, Rita këndon: “Më fal, të dua, thjesht ajo e di se çfarë ndjej. Ka kaluar terapi vetëm për të marrë këtë nivel shërimi”.
Diku tjetër në album, Rita me sa duket i referohet grindjeve të saj me ish-shefin e shtëpisë diskografisë ‘Roc Nation’, reperit Jay-Z, si dhe me ish-in e saj Calvin, i cili thuhet se luftoi shumë për të mbajtur kontrollin e muzikës së saj.