Këngëtarja e njohur, Madonna ka shkruar historinë duke u bërë femra e parë pas Cher që kënga e saj është futur në top-listën e ‘Billboard Hot 100’ në 5 dekadat e fundit.
Kënga e cila u publikua më 2 qershor në ‘HBO/XO/Republic Records’, është nga drama e re e ‘The Idol’, e cila u shfaq në premierë më 4 qershor, ku kënduan edhe të tjerë këngëtarë të njohur si: The Weeknd, Lily-Rose Depp dhe Dan Levy.
Madona dhe Cher janë të vetmet femra që kanë një këngë në Billboard Hot 100 me “Popular” një bashkëpunim me këngëtarët e njohur The Wekend dhe Playboi Carti, e cila ka hyrë në top-listë që me datën 17 qershor.
Artistja cilësohet se ka performuar këngët më ‘Hot 100’ që në vitet 1980, 90, 2000 dhe deri më tani.