Këngëtarja e njohur Elvana Gjata gjatë një loje me binjakët e “Më lërë të Flas” ka “zbuluar” disa detaje nga koncerti i 22 Qershorit që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.
E pyetur nëse do t’a këndojë të gjithë repertorin e saj, prej më shumë se 70 këngësh, Elvana sqaroi se ka krijuar një buqetë shumë të bukur për të gjithë fansat e muzikës së saj që do t’i bashkohen të enjten e ardhshme.
E sikur të mos mjaftonte kjo, Elvana në formë shakaje premtoi edhe çadra dhe krevat për këdo që ishte i gatshëm të zbardhte mëngjesin nën tingujt e muzikës së saj, e madje edhe tualet, në rast emergjencash, për Donaldin.
Romeo: Elvana, në mos gaboj, janë mbi 70 këngë… do t’i këndosh të gjitha aty apo jo? I bie të marrin njerëzit bukë me vete.
Elvana: Po do t’i këndojmë të 70-ta. Bashkë me biletën ofrohet edhe një krevat me një jorgan, do flemë të gjithë aty.
Donaldi: Aaa, sa lezetshëm…