Aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj, që disa vite i ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Turqi.
Kjo për faktin se është ftuar në disa projekte filmike, ku fillimisht bëri debutimin në “Kirik Hayatlar” rreth dy vite më parë.
Teksa po vazhdon angazhimet në kinematografinë turke, bukuroshja shqiptare gjen kohë edhe për pak pushime.
E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi me një palë bikini të bardha, me anë të të cilave ka vënë në pah figurën trupore.
Modelja e njohur po tregon se ndodhet në Turqi, ndërkohë që dukjen e kompletoi edhe me syze dielli.
Ademaj muaj më parë shijoi edhe një eksperiencë të re në spektaklin “Dance with Me”.
Arbnora muaj më parë njoftoi se së shpejti do të jetë pjesë e një filmi që do të transmetohet në Netflix.