Antoneta Koci ka folur në emisionin "S'e luan topi" lidhur me eksperiencën e saj në "Big Brother VIP" dhe marrëdhëniet me banorët aty brenda.
Një nga ish-konkurrentët që ajo përmendi ishte edhe Kiara Tito, për të cilën tha se beson që fama e ka ndryshuar e se nuk ka natyrën "përshëndetëse".
"Unë kam rastisur me Kiarën më shumë gjatë emisioneve para finales dhe post finales dhe kam vënë re që ka pasur tendencën e të ecurit vetëm drejt dhe mos parit asnjë erson që është anash.
Nuk ka qenë përshëndetëse dhe nuk ka patur sjelljen që kishte ne Big. Mund t'i ketë ndikuar pak elementi i vëmendjes dhe famës që ka marrë."- është shprehur Antoneta.