E goditën me telefon në fytyrë teksa performonte në skenë, vjen reagimi i parë nga partneri i Bebe Rexhës

Mediale Vip

E goditën me telefon në fytyrë teksa performonte në skenë, vjen reagimi i parë nga partneri i Bebe Rexhës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:24
Bebe Rexha dhe Keyan Safyari

Prej disa ditësh u komentua në media goditja që mori Bebe Rexha në fytyrë teksa po performonte në një skenë. Në momentin që këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare po bënte shenjën e shqiponjës, një 27-vjeçar e goditi atë me celular në fytyrë.

Lidhur me këtë rast një reagim e ka bërë edhe partneri i Bebes, kineasti ndërkombëtar, Keyan Safyari.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Image
Komenti i partnerit te Bebes

“Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë që në koncertin e së dielës në Nju Jork ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat