Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për xhelozinë. Sipas një studimi janë pikërisht gratë ato që bëhen më shumë xheloze, e me lëtë konkluzion ranë dakord edhe të ftuarit në studio.
Artenisa Ozaj kujtoi edhe një skenë xhelozie ndaj partnerit të saj shumë vite më parë kur sapo kishin nisur të dilnin bashkë.
“Më kanë marrë në telefon dhe më thanë se ku ishte Olsi. I kam hipur makinës në 12 të natës, me pizhame veshur dhe kam shkuar. Shoqëria ime ishte atje dhe unë iu bashkova shoqërisë për t’i treguar Olsit që ‘jam dhe unë këtu’.
Në club nate shkova më pizhame dhe me shapka shtëpie”, kujtoi duke qeshur Artenisa.