Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos është në fokus të mediave rozë dhe fansave të tyre të shumtë.
Dyshja që u lidhën teksa ishin banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale.
Dhe ndonëse formati ka përfunduar, interesimi për jetën e tyre personale është i madh dhe ata përndiqen nga admiruesit në pothuajse secilin vend publik.
Por, nuk mungojnë as postimet që Luizi dhe Kiara bëjnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, të dy kanë shpërndarë në imazh ku ata shihen bashkë me disa miq teksa marrin pjesë në koncertin e Elvana Gjatës, ku Luizi performoi.
Ndërkohë të tjera imazhe dhe video të çiftit u postuan nga fansat e tyre në Twitter, ndërsa ata shkëlqenin me veshjet me shumë stil.

Për daljen Kiara kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë kombinuar me xhinse me detaje me shkëlqim dhe këpucë me taka.