Kim Kardashian ka treguar tanimë se po njihet me dikë të ri pas ndarjes së saj me Pete Davidson. Dhe ajo foli për të në rubrikën e Hailey Bieber në YouTube, "Who's In My Bathroom?"
Kur modelja e pyeti 42 vjeçaren se kush ishte ‘crushi’ i saj i momentit gjatë një loje "Truth or Shot", nëna e katër fëmijëve u përgjigj: "Unë dua të pi një gotë, sepse dua që ajo të realizohet.”
Kim vuri në dukje se burri misterioz nuk e di për ndjenjat e saj, përpara se të shtonte se ajo është më shumë private këto kohë. Kardashian më pas vendosi të pinte një gotë tekila në vend që të zbulonte identitetin e tij. Bieber tha: “Pra, ajo ka një crush që thjesht nuk dëshiron ta thotë. Kjo është e shumë e bukur.”
Kim filloi të takohej me Davidson në tetor 2021 në mes të divorcit të saj nga Kanye West. Romanca e saj e re vjen gati një vit pasi ajo dhe ylli i "Saturday Night Live", u ndanë.
Në sezonin e ri të ‘The Kardashian’ Kim zbuloi se po takohet me dikë, të cilit Scott Disick e quajti "Fred".