Beyonce shmangu një incident të vogël gjatë shfaqjes së saj të fundit në Gjermani falë një prej kërcimtarëve.
Gjatë performancës në Hamburg, këngëtarja e “Cuff It”, 41-vjeçe, doli në skenë me një fustan rozë provokues të çarë në pjesën e këmbëve.
Ndërkohë që po performonte hitin “Break My Soul”, një nga rripat lart të fustanit filloi t’i rrëshqasë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/24/auto_Screenshot_9-391687580716.png)
Për fat të mirë, një nga vëllezërit e grupit francez të kërcimit ‘Les Twins’ – që përbëhet nga Laurent dhe Larry Nicolas Bourgeius – u hodh në veprim, duke u shfaqur para Beyonces për të penguar turmën që bërtiste të mos shihte asgjë.
Ai kapi dorën e fitueses së “Grammy”-t, duke e vendosur në pjesën e sipërme të fustanit të saj me tegela, për të treguar se ajo duhej të bënte një rregullim të shpejtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/24/auto_Screenshot_8-461687580717.png)
Momenti u kap në video nga fansat dhe tanimë është bërë viral nëpër rrjetet sociale.
Beyonce ka dalë në skenë me një mori veshjesh të mahnitshme që kur turneu i saj filloi në maj, përfshirë krijime nga Gucci, Dolce & Gabbana, Alexander McQueen dhe Valentino.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/June/24/auto_Screenshot_11-26-1130x6351687580719.png)
Beyonce do të nisë turneun e saj botëror “Renaissance” në Amerikën e Veriut në korrik.