Rap-artisti i njohur nga Gjilani, Blleki, ka prezantuar së fundmi këngën e re nga ‘EP’ i shkurtër i tij, “Avatar”.
“Prej fillimit” titullohet kënga e parë këtij albumi në bashkëpunim me Ernon, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistët, me ‘beat’, miksim dhe masterizim nga Erno.
Producimi ndërkohë vlen të ceket se është bërë nga Flamur Rukovci (emri i vërtetë).
Të tjera këngë që pritet të lansohen nga “Avatar” janë: “Bir” me Festimin, “Paranoja” me Llunin, “Shottaz” me Festimin dhe “Loti”.
Të plotë tashmë projektin mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Bllekit.
I njëjti që një kohë është larguar nga labeli “PINT”, aty ku edhe nisi karrierën.