Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka kënduar së fundmi në festivalin Glastonbury 2023.
Ajo u ngjit në skenë për t’iu bashkuar DJ-it të famshëm, FatBoy zskim, për të interpretuar së bashku këngën e tyre më të fundit, “Praising You”.
Rita dhe FatBoy Slim “elektrizuan” skenën e atij që njihet si një ptej festivaleve më të mëdha në Britaninë e Madhe.

Vet 32-vjeçarja ka ndarë me ndjekëdit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga paraqitja në Glastonbury 2023.
Ajo u shpreh e kënaqur nga mikpritja që ia bënë fansat në festivalin ku interpretuan yje të shumtë të muzikës.
Ora do të publikojë albumin e saj të ri, njëherësh të tretin në karrierë, “You & I” më 14 korrik.