Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.
Olta ka publikuar disa fotografi familjare, ku shihet me të birin dhe prindërit e saj, ndërsa uron festën.
“Gëzuar Bajramin. Zoti iu bekoftë”, ka shkruar Olta në mbishkrimin e fotove të realizuar në Stamboll.
Ndërsa, të shumta kanë qenë urimet e miqve dhe fansave të saj në hapsirën e komenteve.
Ndryshe, kujtojmë që Olta ishin pjesë e shtëpisë së famshme të BBVA për gati 100 ditë, por vendosi të ndërpru rrugëtimin me arsyen se nuk po arrinte të përballonte mungesën e djalit.
Pas kësaj, aktorja ka vazhduar me angazhimet profesonale dhe aktualisht po bën xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.