Në episodin më të ri të “The Kardashians” ka ndodhur një moment i vështirë pak para ditëlindjes së 42-të të Kim Kardashian, bashkë me të motrën Khloe dhe miken e saj Tracy Romulus. Ata kishin planifikuar një udhëtim në Sin City për koncertin e Usher, që me sa duket, nuk e kanë arritur dot.
Kimit iu bashkua Steph Shepherd, Malika Haqq, Tracy Romulus, Olivia Pierson, Natalie Halcro, Kris Jenner dhe Khloe në udhëtimin që u ndërpre.
Kjo pasi gjatë udhëtimit në aeroplan, ata fillojnë të përjetojnë disa turbulence.
Ato udhëzohen të vendosin rripat e sigurimit, siç thotë Kris në rrëfim: “Epo, dikur kam qenë stjuardesë, kështu që jam shumë e mirë në të qenurit e qetë në aeroplan kur ka turbulenca, por duket pak ekstreme sonte”.
Turbulencat vijojnë teksa Kim thotë: “Dua t’i arrij të 43-at, të lutem”, ndërsa Khloe shton: “Po bëhem pak nervoze, nuk më pëlqejnë turbulencat. Kjo nuk është mënyra se si duhet të fillojë festa”.
Piloti zbulon me altoparlant se kontrollori i trafikut ajror nuk do t’i lejojë ata të ulen në Las Vegas, ‘kështu që për fat të keq opsioni ynë i vetëm tani është të kthehemi pas’.
Aeroplani ulet i sigurt përsëri në Los Angeles ndërsa piloti thotë: “Më falni që nuk funksionoi.”