Artistët e njohur, Klajvert dhe Lorenc Hasrama, kanë lansuar sot (e premte) këngën e re.
“Luj luj” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 2, kurse për muzikën u kujdes Irkenc Hyka.
Producimi ndërkaq u bë në studion e Unix me miksim dhe masterizim nga JoJo.
Videoja i është besuar produksionit të njohur, Magic Pro.
Irkenci këtë vit ka qenë në vëmendje të madhe pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother.
I njëjti ndau me publikun disa histori nga jeta e karriera, për të cilat tutje u komentua mjaft shumë.