Artistët e njohur, Estto dhe Turabi, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Për ty po pi” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me klip.
Teksti është shkruar nga Elvir, kurse për muzikën dhe producimin u kujdes vetë artisti pejan.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, BUG Production.
Këngëtarët kanë bërë një paraqitje të veçantë në klip, ndonëse ky projekt ritmik është realizuar pikërisht për këtë kohë.
Ernest Zeka (emri i vërtetë) pëlqehet tejet shumë nga publiku për vokalin e tij dhe mënyrën e të të interpretuarit.
I njëjti ka bërë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur si: Çiljeta Xhilaga, Soni Malaj etj.