‘Vlon’ rrjeti, çka ka ndodhur mes Butrintit e Don Xhonit?

Mediale Vip

‘Vlon’ rrjeti, çka ka ndodhur mes Butrintit e Don Xhonit?

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 23:36
Burtinti dhe Don Xhoni

Butrint Imeri festoi ditëlindjen. 

Ndërrimin e akrepave të orës me të hyrë në 3 korrik, ai e priti në një festë private luksoze në Shqipëri krah shumë fytyrave publike.

Aty ishin edhe emra që nuk është se i kemi parë shpesh me Butrintin por mungoi ‘vëllai i tij’, Don Xhoni.

Reperi nuk u pa askund dhe për më tepër as nuk uroi në rrjete sociale. 

Ndjekësit kanë ngritur pikëpyetjet e tyre për arsyet përse mungoi Don Xhoni në festë dhe me një urim në rrjete sociale. 

Dyshimet janë shtuar me një video sot pasdite vonë, ku reperi shfaqet në oborrin e shtëpisë. 

Çfarë mund të ketë ndodhur? Një rastësi apo diçka që nuk dihet? Le të presim edhe pak për të kuptuar më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat