Këngëtarja Taylor Swift dhe Matty Healy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Pavarësisht disa raportimeve se ish-çifti janë bërë sërish bashkë, një burim i afërt me Swift ka thënë për People se muzikantët nuk do të takohen më.
“Ata nuk janë absolutisht bashkë dhe as nuk janë në kontakt më. Taylor po e shijon të qenit beqare dhe ka kaluar kohë në studio dhe shoqërohet me miqtë në New York City. Kjo është e gjitha”, ka thënë ky burim i Swift.
Përfaqësuesit e Swift dhe “The 1975” nuk e kanë komentuar, shkruan People.