Kendall Jenner dhe Devin Booker janë detyruar të ndajnë të njëjtin mjedis për disa orë...
Ylli i 'Kardashians' dhe lojtari i 'Phoenix Suns' ishin të pranishëm në një festë të mbushur me yje në 4 korrik në Hamptons në Ditën e Pavarësisë së SHBA. Siç shihet në fotot në Instagram të postuara nga drejtuesi i festës, CEO i Fanatics, Michael Rubin, Kendall dhe Devin të dy kishin veshur të bardha në përputhje me kodin e veshjes së eventit.
Ndërsa është e paqartë nëse dy ish-ët kanë komunikuar me njëri-tjetrin në festën e mbushur me të famshëm, Kendall u pa duke u shoqëruar me motrën Kim Kardashian dhe Hailey Bieber. Ndërkohë, Devin u fotografua me yllin e tij të basketbollit James Harden dhe legjendën e NFL, Tom Brady.
Festa vjen shtatë muaj pasi Kendall dhe Devin i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare për shkak të angazhimeve të shumta që nuk i lejonin të kalonin kohë bashkë.
Në shkurt, Kendall nisi lidhjen me Bad Bunny.